Greqi: Rrëmbehet dhe përdhunohet 14-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar është rrëmbyer dhe më pas përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias.

Mediat greke raportojnë se ka qenë nëna e të miturit që ka alarmuar policinë, ndërsa pohonte se djali i saj ishte mbajtur peng dy ditë.

Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë u arrestuan një 64-vjeçar grek dhe një indian, 39 vjeç. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...