Greqi/ Sherr mes disa personave, emigranti shqiptar përfundon në spital i lënduar rëndë

Mbrëmjen e së mërkurës, 14 shtator, në Herakleio të Kretës ka ndodhur një sherr mes disa personave.

Si pasojë e këtij sherri, një 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore.

Mediet lokale raportojnë se shqiptari është dërguar me ambulancë në spital.

Ndërsa nuk ka asnjë informacion për personat e tjerë të përfshirë në sherr, pasi ishin larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të konfliktit.

Loading...