Greqi – Shqiptari aksidenton grupin e fëmijëve me biçikleta,humb jetën njeri prej tyre

Një shqiptar 44 vjeç ka aksidentuar për vdekjen mbrëmjen e djeshme në Lamia, Greqi, një djalosh 14-vjeçar që vinte përballë tij në një rrugë të errët pa ndriçim dhe trotuare, mbi një biçikletë.

Aksidenti ndodhi pak para orës 22 të mbrëmjes së të enjtes, kur makina e drejtuar nga shqiptari 44-vjeçar u përplas me një grup fëmijësh me biçikleta.

Ai e plagosi rëndë fëmijën, që nuk arriti të mbijetonte në Urgjencë.

Ishin rreth 5 fëmijë në atë grup me biçikleta, që kishin fenerë dhe drita të pasme dhe po lëviznin në rrugën e fshatit Achinou – Karavomylou. Papritmas, shoferi që i pa fëmijët minutën e fundit,reagoi për t’i shmangur, por nuk mundi se ishte shpejt.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi të dytën dhe të tretën.

Si rezultat, një nga dy vëllezërit binjakë u plagos rëndë, ndërsa vëllai tjetër binjak dhe një mik i viktimës umorën lëndime më të lehta.

Babai i viktimës që ishte mjek i njohur në Lamia nxitoi për fëmijën e plagosur rëndë por nuk arriti ta mbantë dot gjallë në spitalin e Lamias.

Policët e Lamias kanë arrestuar shoferin dhe i kanë bërë testin e kontrollit në gjak.

Banorët e zonës e kanë quajtur këtë rrugë thertore, sepse pa ndriçim dhe pa trotuare është bërë shkak viktimash të shumta.

Loading...