Një 44 vjeçar shqiptar në gjendje të dehur ka dhunuar dhe kërcënuar më thikë nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku autori është arrestuar pasi e moshuara mori në telefon policinë.
Sipas mediave greke 44 vjeçari kishte ardhur në shtëpi në gjendje të dehur, më pas kishte goditur nënën e tij e më vonë kishte rrëmbyer thikën duke e kërcënuar që do ta vrasë.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje djali kishte kërcënuar edhe ata me thikë derisa e kanë kapur me forcë dhe e kanë arrestuar.
Loading...