Greqi – Stuhi e furishme,6 turistë të pa jetë dhe 30 në spital

Një stuhi e furishme përfshiu rajonin të Greqisë veriore, ku 6 turistë janë vrarë dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur.

Erërat e forta përfshinë Halkidikin, afër qytetit të Selanikut. Mediat bëjnë me dijë se viktimat janë, një çift çek, dy rumunë dhe dy rusë.

Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.

Një grua rumune dhe fëmija i saj u vranë kur çatia e një restoranti u rrëzua në Nea Plagia, thonë zyrtarët, ndërsa një burrë rus dhe djali i tij u vranë nga rrëzimi i një peme afër hotelit të tyre në vendpushimin bregdetar të Potidës.

Ministri i Greqisë për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chryssohoidis, do të vizitojë rajonin sot.

Charalambos Steriadis, kreu i mbrojtjes civile në Greqinë veriore e përshkroi situatën si një “fenomen i paprecedent”.

Loading...