Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kamp të komunitetit romë, ku pas një zënke në Pelasgia Fthiotida në Greqi, ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar shqiptar.
Autoritet dhe mediat vendase raportojnë se pas një grindje midis tyre, një burrë 40 vjeçar me origjinë shqiptare vrau bashkëatdhetarin e tij.
Dy shqiptarë sulmuan bashkëatdhetarin e tyre 35-vjeçar, duke e akuzuar atë për vjedhjen e druve dhe si pasojë janë konfliktuar mes tyre.
Viktima ka mbetur i vdekur nga një goditje që mori në kokë me kazmë dhe kjo ka ndodhur përpara syve te familjes së tij.
Policia po punon për të shmangur çdo hakmarrje.
Loading...