Nisur nga rritja e rasteve të koronavirusit ditët e fundit në këtë vend, Athina zyrtare bëri të ditur se për të gjithë shtetasit me pasaportë serbe nuk do të lejohet futja në Greqi të paktën deri në 15 korrik.
Ky vendim vjen pasi Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd për shkak të rritjes më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus.
Pak ditë më parë Greqia duke iu referuar edhe një vendimi të BE-së, përcaktoi një listë me qytetarët e disa vendeve që mund të futeshin në vend si turiste e në këtë listë ishin Mali i Zi e Serbia por jo Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja me Kosovën.
Loading...