Greqia digjet nga zjarret, Italia përmbytet nga shirat

Moti i pazakontë ka goditur Europën, ku disa vende digjen nga temperaturat e larta, e disa përmbyten nga shirat e rrëmbyshëm.

Kjo situatë e pazakontë po ndodh në Greqi dhe Itali. Greqia prej disa ditesh po përjeton makthin me zjarret që kanë përfshirë Rodos, Karystos dhe Korfuz. Në ishujt greke janë djgur shtëpia e hotele, ndërsa me mijëra qytetarë dhe turistë janë evakuuar.
Në Rodos po operojnë 266 zjarrfikës dhe 55 automjete. Dy avionë dhe dy helikopterë po ndihmojnë nga ajri. Forcat zjarrfikëse pritet të përforcohen me 16 zjarrfikës të tjerë dhe 8 mjete të cilat pritet të mbërrijnë në ishull në orën 10:00 me Blue Star dhe të shtojnë forcat.

E teksa Greqia është në “flakë”, Italia është goditur nga një stuhi. Gjatë mbrëmjens së djeshme Italia është goditur nga një stuhi shiu dhe breshëri që ka shkaktuar përmbytje, ka rrëzuar pemët dhe ka dëtuar çatitë e disa banesave. Dëme ka pasur dhe në linjat e tramvajit në Lombardi, të cilët ranë përtokë.

Loading...