Greqia goditet nga termeti prej 5.3 shkallësh

Greqia është goditur sot nga një termet me fuqi prej 5.3 shkallësh diten e sotme.

Nga autoritetet ende nuk ka raporte për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se tërmeti është regjistruar në pjesën qendrore të vendit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 10 e 46 minuta. Epiqendra e tij ka qenë tetë kilometra në jugperëndim të qytetit Galaxidi.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Athinës për Gjeodinamikë. Kjo zonë është goditur nga tërmetet edhe në të kaluarën.
Një dëshmitar në Athinë ka thënë se ka hetuar dridhje të dobëta edhe në kryeqytet, i cili ndodhet 129 kilometra në perëndim të epiqendrës së tërmetit. Brigada e zjarrfikësve nuk ka raportuar për persona të lënduar, citon gazetaexpress.

“Tërmeti ishte goxha i fuqishëm dhe ka zgjatur goxha shumë”, tha një banor i qytetit Patras, i cili ndodhet 51 kilometra larg epiqendrës së kësaj dridhjeje, shkruan “Reuters”.

Loading...