Gjatë bisedave që i kishim me liderët e Ballkanit, kemi konstatuar se përafërsisht kemi të dhëna të ngjashme epidemiologjike, dhe do të jemi të gatshëm t’i hapim plotësisht kufijtë tanë tokësor me vendet fqinje, vlerësojmë, më 15 qershor, përveç nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis në takimin në Selanik me prefektin e rajonit të Maqedonisë qendrore, Apostotolos Xixikostas.
Xixikostas tha se ata këtë vit do t’i japin peshë turizmit tokësor, i cili “sa të jetë e mundur, mund ta shpëtojë turizmin”, ndërsa Micotakis potencoi se Greqia shpesh harron “që më shumë se dhjetë milionë vizitorë vijnë në rrugë tokësore në vend”.
“Pjesa veriore Greqisë ka një avantazh, sepse është më e varur nga turizmi rrugor, nga vendet që deri më tani kanë arritur të përballojnë pandeminë.
Prandaj, ne nuk jemi posaçërisht të brengosur për shqetësimet epidemiologjike, që të mund të hapim kufijtë me disa kontrolle themelore duke marrë mostra të rastit dhe, natyrisht, gjithmonë duke iu përmbajtur të gjitha protokolleve të sigurisë”, tha Micotakis.