Greqia heq karantinën dhe ‘i mbyll derën’ Shqipërisë deri më 24 maj. Kushtet e reja!

Ambasada greke njofton shtyrjen deri më 24 maj 2021, të lëvizjes së lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë si pasojë e masave antiCovid.

Ndër të tjera, në njoftimin e publikuar thekson se janë bërë disa ndryshime për udhëtimet, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, ku përfshihet heqja e karantinimit dhe hyrjra e bashkëshortëve shqiptarë të shtetasve grekë.

Kalimi drejt vendit fqinj mund të bëhet vetëm pas plotësimit të formularit PFL dhe paraqitjes së një certifikate vaksinimi ose të një testi PCR.
Njoftimi
Sic behet me dije nepermjet Vendimit me Nr Δ1α/ΓΠ . οικ.29925 (ΦΕΚ Β’ 1969/ 14.05.2021), masat qe ishin ne fuqi per kalimin e qytetareve nga Shqiperia per ne Greqi, mbeten sic jane deri me 24 maj 2021.
Parashikohen ndryshimet e meposhtme:

1. Kalimi ne Greqi lejohet pas plotesimit dhe paraqitjes se nje formulari te vlefshem PLF. Kerkohet gjithashtu, paraqitja e nje certifikate vaksinimi ose te nje testi negativ PCR ose te nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF).

2. Lejohet tashme hyrja e bashkeshorteve te huaj te qytetareve Greke, nepermjet pikes kufitare te Kakavies.

3. Anullohet detyrimi per t’ u karantinuar te personave qe hyjne ne Greqi.

Ju kujtojme se kushtet e mesiperme vlejne per te gjithe personat qe hyjne ne Greqi, perfshire minorenet mbi pese vjec.

#Greece #Greqia #Covid19

Loading...