Këtë sezon turistik, shqiptarët që duan të pushojnë në Greqinë fqinje, nuk do të kenë pengesë ta bëjnë diçka të tillë.
Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë, me detyrimin për të zbatuar vetëm protokollet shëndetësore anti-COVID.
Lajmi u dha nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi pas një takimi që pati me homologun grek Haris Theocharis.
“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmi.#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania”, tha Blendi Klosi në “Twitter”.
Loading...