Greqia i ‘rikthen’ turistëve jetën normale, vë në punë certifikatën dixhitale të Covid-19

Qeveria greke gjatë ditës së sotme ka prezantuar certifikatën dixhitale evropiane të Covid-19, që ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve brenda Bashkimit Evropian. Aktualisht, Greqia është vendi i parë që vë në punë këtë plan.
Certifikata u prezantua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që e karakterizoi si një korsi të shpejtë për udhëtarët dhe theksoi se vendi është gati të nisë përdorimin sa më shpejtë, nga 1 korriku. Ai më tej theksoi se kjo certifikatë nuk ka për qëllim diskriminimin e qytetarëve, por lehtësimin e udhëtimeve, sidomos në këtë sezon turisitik.

Certifikata dixhitale e BE-së Covid, do të lëshohet nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose fizike për ata që janë vaksinuar plotësisht, kanë një test negativ ose kanë një çertifikatë të rikuperimit të koronavirusit. Situata epidemiologjike në Greqi është optimale dhe procesi i vaksinimit konsiderohet i suksesshëm.

Loading...