Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarët, duke nisur nga 1 maji…

Ditën e sotme Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi kanë vendosur heqjen e certifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i certifikatës së vaksinimit anti Covid do të hiqet nga 1 Maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

“Nuk e dimë kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska ??është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

Loading...