Greqia mbyll prapë kufirin me Shqipërinë/ Njoftimi i ambasadës

Greqia ka vendosur qe ta mbaje te mbyllur kufirin me Shqiperine se paku edhe kete muaj.

Njoftimi eshte bere publik ne faqen e ambasades se Greqise ne Shqiperi dhe ne te thuhets e kufizimet kufitare do vazhdojne per shtetasit shqiptare se paku deri ne daten 31 korrik 2020.

Njoftimi i Ambasades:

Me Vendimin nr Δ1α/Γ.Π. οικ. 45231, u vendos:
1. Kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve detare dhe tokësore me Shqipërinë, për arësye parandaluese dhe mbrojtëse nga përhapja e mëtejshme e COVID-19, si edhe ndalimi i hyrjes për qytetarët nga Shqipëria për në Greqi, për periudhën kohore nga 16.7.2020 deri më 31.7.2020.
Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për:

a) Qytetarët Grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi,

b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra,

c) transportin e mallrave me anije,

d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.

2. Kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve ajrore me Shqipërinë, në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë, me përjashtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” të Athinës. Kjo bëhet për arësye parandaluese dhe mbrojtëse nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në territorin grek, për periudhën kohore nga 16.7.2020 deri në 31.7 2020.

Sipas Vendimit me nr. Δ1α/ΓΠ οικ. 44823, të gjithë udhëtarët që kanë të drejtë hyrjeje në Greqi, siç përmëndet në pikën 1, pavarësisht nënshtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, me përjashtim të atyre që hyjnë me skafe private shlodhjeje dhe anije turistike profesionale, përjashtuar këtu kroçereve, plotësojnë formularin tip elektronik PLF (Passenger Locator Form), në adresën elektronike: h
https://travel.gov.gr me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, jo më vonë se një ditë përpara mbërritjes së tyre.

Vërtetimi i plotësimit të formularit elektronik PLF, që dërgohet automatikisht me mesazh elektronik, nga sistemi tek udhëtari, konsiderohet si dokument i nevojshëm udhëtimi. Kompanitë ajrore dhe detare si dhe kompanitë e transportit rrugor dhe hekurudhor, janë të detyruara që të ushtrojnë kontroll tek udhëtarët para se ata të hypin në mjetin e udhëtimit.

Në rast të shkeljes së këtij detyrimi, ato janë të detyruara që të riatdhesojnë udhëtarin, nën përgjegjësinë e tyre dhe me shpenzimet e tyre. Formulari i vlefshëm i tipit PLF, me kod QR, konsiderohet i nevojshëm për hyrjen nga çdo pike hyrjeje në Greqi.

Loading...