Greqia nuk gjen qetësi/ Lëkundje tërmeti në Kretë

Një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës .

Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 103 km në juglindje të Heraklionit.

Thellësia fokale vlerësohet në 41 kilometra. Edhe ditën e djeshme në këtë zonë janë shënuar disa lëkundje të tjera, por për fat të mirë pa dëme

Loading...