Greqia nuk gjen qetësi, pas ciklonit dhe tërmetit përballet me zjarre

Një zjarr shpërtheu pak kohë më parë në kodrën Hymettus, në Athinë. Sipas Brigadës Greke të Zjarrfikësve, 45 zjarrfikës u mobilizuan me 2 grupe forcash këmbësorësh, 12 automjete, 3 helikopterë dhe 2 aeroplanë.

Forca të forta luftojnë për ta vendosur zjarrin nën kontroll të plotë. Duke u furnizuar me pika të vazhdueshme të ujit nga avionët dhe helikopterët.
Menjëherë autoritetet kanë njoftuar bllokimin e disa rrugëve, ndërsa bëjnë të ditur se po punojnë për shuarjen e zjarrit. Greqia disa ditë më parë u prek nga një ciklon, ku dhjetëra zona pati përmbytje.

Loading...