Greqia s’hap kufijtë tokësore me Shqipërinë së paku për dy javë

Data shënon 2 korrik dhe kufijtë tokësor me shtetin grek vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Në doganën e Kakavijës kalojnë vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi. Në këtë kategori hyjnë edhe minoritarët.

Vendimet e qeverisë greke kanë qenë kontradiktore ditët e fundit, por tashmë është fakt se kufiri do të vijojë të jetë i mbyllur së paku edhe dy javë.

Mes personave të ndaluar sot në doganën e Kakavijës ishte edhe një zyrtar i Malit të Zi që po kalonte tranzit nga Shqipëria. Ai nuk u lejua të hynte në shtetin grek edhe pse kishte marrë një bar-cod përmes aplikimit online.

Në deklaratën e lëshuar nga ambasada greke pak ditë më parë thuhet se lejohen fluturimet drejt aeroportit të Athinës, por nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare dhe rrugore.

Loading...