Greqia është goditur sërish nga një tërmet mëngjesin e sotëm. Mësohet se tërmeti ishte 3.2 Rihter ,tre kilometra në lindje – verilindje të Tebës, me një thellësi fokale prej 10.4 km.
Më herët të shtunën në mëngjes, dy dridhje të përmasave të ngjashme u regjistruan brenda një minute.
Konkretisht, dridhja e parë me magnitudë 3 Rihter ndodhi në 8:27:48 në 3 km në lindje-verilindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 13.3 km.
Tërmeti i dytë, 3.5 Rihter, ndodhi 3 km në lindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 11.3 km.
Loading...