Kështu, deri në 31 korrik, në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj. Vendimi u mor mbas rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende, dhe masave që po merr vetë Greqia për mosshtimin e rasteve me koronavirus.
Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbëritën në zonat turistike, duke i dhenë një frymëmarrje turizmit në vend.
Në të gjithë vendin tonë që prej fillimit të pandemisë janë infektuar me Covid 19 3752 persona nga të cilët 2091 janë të shëruar. Ndërkohë që prej muajit Mars 101 persona sipas MSH-së e kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19.
Loading...