Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të kalimit në Kapshticë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar se Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë shtyrë afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Mësohet se shtyrja është bërë deri më datë 22 shkurt 2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Loading...