Autoritetet greke vendosen që të shtyjë deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësore dhe detare me Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit për shtyp, deri në 15 maj, nuk do të ketë asnjë linjë tokësore apo detare me këto vende.
Sipas vendimit nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe jahte etj.
Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaportë të këtyre vendeve, të cilët riatdhesohen drejtë vendeve të origjinës, por vetëm nëse plotësojnë deklaratën përkatëse dhe kanë autorizim nga ambasada e vendit përkatës.
Ndërkohë vazhdon normalisht kalimi i kamioneve të mallrave me këto vende.
Loading...