Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish rreth grevës së urisë të nisur nga naftëtarët e Fierit.
Në Twitter ai shkruan se ndjen keqardhje nga refuzimi për të ndërprerë grevën e tyre.
“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!
Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”-shkruan Rama.
Loading...