“Besimi tek politika ka rënë dhe për shkak të disinformimit. Ne, në Parlamentin Europian, nuk i quajmë “fake news”, por keqinformim, sepse çdo informacion i gënjeshtërt bëhet me qëllim” -tha Eduard Kukan në hapjen e konferencës.
“Të bësh ligj për lajmin e rremë rrezikon dhe lajmin e vërtetë në vendet me demokraci jo funksionale”, ishte mendimi që mbizotëroi gjatë konferencës, ku zonja Duma njohu pjesëmarrësit me rastin shqiptar, për mbylljen e mediave sociale me ligjin e propozuar nga qeveria për “fake news”.
Ekspertët europianë ranë dakord se agjencia shtetërore AMA s’mund të jetë kurrsesi një gjykues për lajmet, kur në to përfshihen edhe lajme qeveritare, pra është një konflikt i pastër interesi. Ekspertët europianë shfaqën dyshime të forta për këtë projekt ligj dhe kërkuan që të ndiqnin rastin shqiptar nga afër.