Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Duma është e dyta që jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD, pasi menjëherë pas rezultatit të 6 marsit u largua nga ky post edhe Agron Gjekmarkaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Partia Demokratike doli forcë e tretë, duke mos marrë asnjë bashki dhe duke siguruar më pak vota se koalicioni i Sali Berishës.
Pas këtij rezultati, një pjesë e deputetëve të PD kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha nga kryetar i PD, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ky i fundit.
Loading...