Sali Berisha është i shoqëruar nga mediat në çdo dalje të tij. Mbi të gjitha të enjteve, ku mbahen edhe seancat plenare.
I tillë ka qenë edhe ky moment, ku ish-Kryeministri ka dalë në ambientet e jashtme të selisë dhe menjëherë gazetarët janë drejtuar tek ai.
Ashtu si shihet edhe në foton e shkrepur nga paparaci ynë, në ato momente ka kaluar edhe deputetja Grida Duma.
Por ndryshe nga batutat që ka bërë kur pas tij ka kaluar Basha, këtë herë Berisha ka zgjedhur jo vetëm mos ta komentojë, as t’i kthejë sytë nga ish-bashkëpunëtorja e tij. Ndërkohë, Duma ka vijuar e qetë rrugën deri te shkallët e Parlamentit, ku dhe është përshëndetur me kolegët e saj.
Mesa duket edhe jashtë fokusit politik, marrëdhëniet e tyre janë të ngrira, duke kursyer edhe kortezitë