Në Kosovë pas analizave të fundit të zhvilluara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka rezultuar se Gripi i Shpendëve tipi H5N8, është prezent. Mediat vendase bëjnë me dije se pas këtij rezultati janë asgjësuar shpendët në pesë ferma të ekonomive familjare në katër qytete të ndryshme dhe dy ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese në fermat e dyshimta. Mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8). Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR.
Shtabi nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpendët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim”, thuhet në njoftim.
Sipas OBSH gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve). I cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpendët. H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit; megjithatë, shtatë persona në Rusi u gjetën të infektuar në 2021, ata ishin punëtorët të fermave të pulave të cilët morën pjesë në një operacion reagimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve A (H5N8).
Rastet mbetën asimptomatike për tërë kohëzgjatjen e vëzhgimit (disa javë). Strishot nazofaringeale vijues u mblodhën gjatë periudhës së vëzhgimit mjekësor dhe u testuan negativisht për gripin e shpendëve A (H5N8).
Në këtë rast asnjë manifestim i dukshëm klinik nuk u raportua nga asnjë punëtor i fermës nën mbikëqyrjen mjekësore, anëtarët e familjes së tyre ose kontakte të tjera të ngushta të shtatë rasteve.
Në njoftim thuhet se gripi i shpezëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndosha. Gjithashtu mund të transmetohet, kur zogjtë bien në kontakt me pajisje ose materiale (përfshirë ujin dhe ushqimin për kafshë) që janë kontaminuar me jashtëqitje ose sekrecione nga hunda ose goja e zogjve të infektuar.