Gruaja dhe dy fëmijët i dhanë lamtumirën e fundit/ 58-vjeçarit të prekur nga Covid-19 i ndodh mrekullia

Kjo është historia e Mal Martin, 58 vjeç, nga Cardiff, Uells, të cilit mjekët i kishin dhënë zero shanse për të mbijetuar nga Covid-19 pas infektimit.

Madje gruaja dhe fëmijët i kishin dhënë atij përqafimin e fundit duke menduar se nuk do ta shihnin më kurrë njeriun e tyre të dashur dhe po planifikonin mënyrën e organizimit të funeralit.

Por, Mal Martin, pas njëmbëdhjetë javësh në kujdes intensiv e rikuperoi veten “mrekullisht”!

Gruaja e tij, Sue Martin , tregoi historinë e burrit të saj në BBC Radio, teksa mjekët i dhanë asaj dhe fëmijëve të çiftit, Hana, 16 vjeç dhe William, 14 vjeç, mundësinë për t’i thënë lamtumirën e fundit Malit.

Të veshur me rroba mbrojtëse, gruaja dhe dy fëmijët e 58-vjeçarit u futën në dhomën e kujdesit intensiv dhe ndjenjën 10 minuta me të me pikëllimin e thellë se kjo ishte ndarja përfundimtare me të.

Por, pas 11 javësh ai u rikuperua duke befasuar të gjithë mjekët e spitalit!

“Të gjithë në spital i thanë që nuk e prisnin që ai të mbijetonte. Ne na thanë që ai ishte afër vdekjes – tha gruaja e tij Sue, siç raportohet nga Guardian . “Të flasim për kthimin e tij gjallë në shtëpi na duket e pabesueshme tani!”

Loading...