Gratë janë viktimat kryesore të dhunës në familje të ndjekura pas nga fëmijët. Një rast i tillë është edhe znj. B…. e cila prej 6 vitesh vuan dhunën sistematike të ish- bashkëshortit së bashku me dy fëmijët e saj të cilët janë me aftësi të kufizuar.
Kërcënimeve me jetë nga ish- bashkëshorti i është shtuar edhe një problematikë tjetër ligjore e cila e pengon znj. B të marrë banesën sociale të fituar me sistemin e pikëzimit. Banesa është në emër të ish- bashkëshortit i cili vazhdimisht hynë në banesë dhe u thotë se do ti vrasë të tre, B dhe dy fëmijët e saj.
“Problematika ka lindur që nga lindja e parë e djalit. Ai aty filloi dhunën, luante bixhoz, pinte drogë, iu merrte lekë borxh. Shiti shtëpinë e prindërve. Pastaj iu drejtova familjes ime. Iu drejtova bashkisë, bëra dokumenta për strehim social dhe që e fitova.
Linda edhe djalin tjetër që ka kaluar me autizëm. Ish-bashkëshorit kishte problem të shëndetit mendor dhe nuk më kishte treguar gjë. Më ka carë kokën, më ka thyer dhëmbët. Edhe pandoflën në stomak ma ka futur. Të gjithë e dinë. Ka tentuar të më vrasë se kishte automatik. Kur s’kishte leke, vazhdonte. Më linte pa bukë.
Ai merrte edhe lekët e fëmijëve, më linte pa bukë. Dhunën e ka ushtruar në shtëpi, merrte cunin e nxirrte djalin me kërku lekë. Jam me urdhër mbrojtje.
Ai thotë do ta vras. U bëj thirrje organeve që të mos kem më problem. Kërkuam ndihmën e shtetit. Ai vazhdon e fle te një komshi që po tenton të më vrasi nga moment në moment. Ma kanë dhënë basnesën nga ish-kryetari I bashkisë, ta kalojë në emrin tim.”– ka treguar gruaja ndër të tjera.
Apeli i saj shkon për të gjithë institucionet përgjegjëse për këtë rast të cilët duhet të ndryshojnë pronësinë nga ish- bashkëshorti në emër të znj. B dhe fëmijëve .