Gruaja e Ismail Kadaresë përfundon në spital, probleme me zemrën

Bashkëshortja e shkrimtarit tonë të njohur, Ismail Kadare, nuk është ndier mirë dhe ka përfunduar për asistencë mjekësore në një spital privat në Tiranë.

Helena Kadare ka shfaqur probleme me zemrën, edhe si rezultat i temperaturave të larta, ndaj ka pasur nevojën për asistencë të kualifikuar. Bluzat e bardha i janë gjendur pranë asaj në një moment vështirësie shëndetësore.

Dr. Edjon Hajro, mjek-kardiolog, që ndoqi rastin e shkrimtares, tregoi se gruas së Kadaresë i është kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale) dhe se gjendja shëndetësore e zonjës është stabilizuar, pas ndihmës së kualifikuar. Tani është larguar nga spitali.
Ajo, bashkë me bashkëshortin, shkrimtarin e njohur shqiptar me famë botërore, po e kalojnë këtë verë në vendin tonë. Ata janë zhvendosur nga Parisi në ndërtesën e tyre në bregdet, ku Helena nuk është ndier mirë.

Ajo ka marrë në telefon ugjencën e spitalit privat, e cila e ka sjellë në Tiranë për kontrolle të detajuara dhe një reanimim profesional të situatës shëndetësore.

Helena Kadare është 78 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj 85 vjeç. Pra, kanë një moshë relativisht të thyer, ndaj dhe problemet shëndetësore nisin të shtohen dhe ndihma e mjekëve është e paevitueshme.

Loading...