Gruaja është poezi. Poezia është grua! – Lejla Gorishti

Gruaja është poezi. Poezia është grua (femër).
Nuk do të kishte përcaktim më të goditur se ky. Për poetët që e dinë se çfare është poezia dhe sakrificat që nënkupton qënia poet, kjo do të ishte gjetja më e bukur, më sublime.
Nuk ka poezi që të krijohet fare lehtë, pa përqëndrim dhe frymëzim, ashtu si nuk ka të drejta që nuk fitohen pa përpjekje dhe mund.
Pse femra është poezi?
Femra është poezi pasi ka në vetvete pikërisht të gjitha elementët që i duhen një poezie.

Delikate, e çiltër, kapricoze, nazemadhe, rebele, prepotente ,kur ka arritur format e duhura. Sa herë që lexon një poezi, zbulon gjithnjë gjëra të reja;çaste që deri dje nuk të kanë tërhequr vëmendjen, pasi je kapur pas të tjerave. E shkruan, e fshin e rishkruan dhe përsëri e rifshin.

Kështu ndodh edhe me femrën, njohje dhe përplasje, qefmbetje dhe shtensionime, luftë dhe paqe, por debatet nuk duhet të çojnë dhe degjenerojnë kurrsesi në DHUNË.
Është e pamotivuar dhe e pajustifikuar. Do ta quaja hakmarrje primitive për të imponuar vullnete që deri dje ishin ekzluzivitet i mashkullit./Lejla Gorishti

Loading...