Gruaja gjeti eshtrat mes dheut, flasin fqinjët: E mori të mbushte bahçen, pashë dhe…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Vlorë, ku një grua gjeti një masiv kockash mes një grumbull dheu.

Sipas qytetares ajo kishte marrë një sasi dheu për të kryer punime në banesë dhe midis baltës janë gjetur dhe mbetje kockore të ngjashme me eshtrat e njeriut.

Edhe fqinjët e banorës e cila gjeti eshtrat pohojnë të njëjtën gjë, ndërsa po punonte në oborrin e shtëpisë së saj. Ata thanë se dheun, fqinja e tyre e mori nga një pallat në ndërtim për të mbushur bahçen në oborrin e shtëpisë së saj.

“Ishim bashkë kur e gjeti, dheun e mori për të mbushur baçen nga një pallat në ndërtim. I kishte dalë kafka e kokës. Erdhi policia i mori” -thotë një prej tyre.

Ndërkohë gruaja është duke u marrë në pyetje nga specialistët në drejtorinë e policisë së Vlorës. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...