Gruaja i vë flakën shtëpisë ndërkohë që një person ishte brenda , ‘shijon’ pamjen e ulur në karrige …

Një grua nga Maryland, SHBA është akuzuar për vrasje në tentativë pasi ajo dyshohet se i vuri flakën shtëpisë së saj ndërsa një grua tjetër ishte brenda. Pasi vuri flakën, ajo u ul në karrige jashtë shtëpisë dhe vetëm vëzhgonte.Gail Metëally, 47 vjeç, është filmuar duke parë ndërsa shtëpia ishte përfshirë nga flakët në Elkton, rreth 50 milje në veri-lindje të Baltimore, rreth orës 13.15 të enjten e kaluar.
Metwally shihet në pamje e ulur ne karrige, me kapele dielli ndërsa mbante një libër në prehrin e saj. Një burrë i paidentifikuar rrëfen videon ndërsa flakët shpërthejnë në shtëpi brenda disa minutash.

“Ajo ndezi koshin e plehrave!” thote burri.“O Zoti, kjo nuk po ndodh tani! Ajo ndezi shtëpinë! Oh Zoti im! Në të vërtetë nuk u besoj dot syve. Unë në të vërtetë nuk mund ta besoj atë, dhe ajo është ulur atje thjesht duke u dridhur”- duke parë shtëpinë duke u djegur!’

Dëshmitarët u thanë hetuesve se ata panë Metwally duke vendosur zjarre të shumta brenda shtëpisë përpara se të ulej në karrige, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Marshallit të Zjarrit të Shtetit.

“Pas disa minutash, Metwally u largua nga vendi i ngjarjes,” thanë zyrtarët.

“Ndërsa shtëpia po digjej, dëshmitarët dëgjuan një banor në një dritare të bodrumit duke bërtitur për ndihmë. Kalimtarët e ndihmuan duke e nxjerrë nga dritarja.”

Loading...