Gruaja kërkon divorcin nga burri që e trajtonte si mbretëreshë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi një grua ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, i cili e trajtonte si një mbretëreshë.

Ata nuk grindeshin kurrë me njëri-tjetrin, bashkëshorti e respektonte, i falte dashuri dhe i plotësonte çdo kërkesë.

Madje, ai e ndihmonte me punët e shtëpisë pa ia kërkuar fare bashkëshortja!

Mirëpo, kjo e ka bezdisur gruan, e cila i është drejtuar gjykatës për të kërkuar divorcin.

“MEZI PO PRES NJË DITË TË VETME MOSMARRËVESHJE, POR KJO DUKET E PAMUNDUR ME BURRIN TIM ROMANTIK, QË MË FAL GJITHMONË DHE MË MBUSH ÇDO DITË ME DHURATA. UNË KAM NEVOJË PËR NJË DISKUTIM TË VËRTETË, MADJE EDHE NJË ARGUMENT, JO KËTË JETË PA TELASHE E PLOT BINDJE.”- ËSHTË SHPREHUR AJO.

If Ku kBurri i ka kërkuar gjykatës të mos e pranojë kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij.

“NUK ËSHTË E DREJTË TË GJYKOSH NJË MARTESË QË NË VITIN E PARË, ÇDOKUSH MËSON NGA GABIMET E TIJ. GJITHMONË KAM DASHUR TË JEM NJË BASHKËSHORT PERFEKT DHE I SJELLSHËM.”- ËSHTË SHPREHUR AI.

Ndërkohë, gjykata urdhëroi shtyrjen e çështjes, për t’i dhënë çiftit një shans për ta zgjidhur vetë mosmarrëveshjen.

Loading...