“Gruaja me dy veshë të djegur” Humor nga Pëllumb kulla

“Kriporet e Botës” nga Pëllumb kulla

 Disa  skicat humoristike nga Pèllumb Kulla ,të denja për tu konsumuar në ditën e parë të vitit, për ta nisur vitin me një humor të shëndetshëm sic di të krijojë dhe na dhuroj vetëm Pëllumb Kulla.

Skica e parë: Gruaja me dy veshë të djegur.

Një shoqja jonë me flokë të oksigjenuar, u paraqit në klinikë me të dy veshët e përvëluar, me një djegje të shkallës së lartë.
“Po hekurosja,” shpjegoi ajo, “kur më ra zilja e celularit që kisha aty ngjitur. E prisja atë zile dhe, nga nxitimi, në vend të vija në vesh celularin, unë ditëprera vura hekurin! Offf!
“Po veshin tjetër, kur e dogje?”
“Atë e dogja pastaj, kur desha të telefonoja ambulancën. Jam hutaqe. Përdora prapë hekurin!”

Skica e dytë: Si i zbulon prifti besimtarët mëkatarë?

Prifti u tha besimtarëve të grigjës së tij: “Javën që vjen unë do t’ju flas mbi peshën e mëkatit kur njeriu që gënjen. Në librat që keni ju lutem lexoni kapitullin numër 17.”
Erdhi e diela e javës dhe grigja e besimtarëve u mblodh. Prifti u kërkoi që të dinte për porosinë. Ai luti që çdokush që e kish lexuar kapitullin numër 17, të ngrinte dorën. Që të gjithë ngritën duart.
Prifti buzëqeshi dhe tha:  “Po të hidhni një sy në libër do të vini re se aty ka vetëm gjashtëmbëdhjetë kapituj. Tani vini veshin dhe më dëgjoni t’ju flas për peshën e mëkatit të gënjeshtrës.”

Kush është Pëllumb Kulla?

Pëllumb Kulla e ka nisur karierën e tij artistike dhe krijuese si regjisor i Estradës Profesioniste të Vlorës. Më pas i bashkohet trupës së aktorëve të Teatrin të atij qyteti. Në 1967 bie viktimë e luftës së klasave dhe biografia me njollë e çon per riedukim në gurore, minierë e më pas në ofiçinë. Riedukimi zgjat po aq sa iu desh për të kryer studimet e larta; plot katër vjet. Në 1972 emërohet aktor dhe pas për 18 vjet regjisor i Estradës dhe Teatrit të Fierit ky shënon edhe kulmin e karierës së tij në fushën e artit skenik.

Artëdashësit shqiptar

Artëdashësit shqiptar kujtojnë spektaklet e suksesshme me më shumë se 300 skeçe, komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje të krijuara dhe të vëna në skenë prej tij. Krijimtaria e tij është botuar nën titujt “Lipe Shtogu në listë” (1979), “Shoku Niqifor” (1981), “Portrete pa makiazh” (1983), “Po martojmë Malon” (1984), “Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç” (1988), si edhe në buletinin “Teatër”. Më të plotë letërsinë e tij për skenën e gjejmë në pesë vëllime. Në një botim të bukur financuar nga Bashkia e qytetit të Fierit, me titullin e përbashkët “Teatri kjo lojë magjepsëse”

Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri. Më 1987 i jepet Çmimi “Naim Frashëri” i Klasit të Dytë. Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike. Të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen “Shoku Niqifor”, “Dy krismat në Paris”, “E bukur shtëpi e vjetër”. Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë. Përjashtimin e bën komedia “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Aty fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989.

Pëllumb Kulla e ka nisur vitin 2018 me humorin e tij të shëndetshëm dhe me plot kuptim, që të bën për të qeshur dhe për të menduar njëkohësisht.

Loading...