Gruaja pret damarët në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ , çfarë thotë policia

Një 30-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas policisë, gruaja ende e paindentifikuar ka prerë damarët e duarve dhe menjëherë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Loading...