Në vitin 2004, policia franceze zbuloi një kinema të fshehtë nëntokësore, me instalime profesionale të energjisë elektrike, linjë telefonike, një bar të madh, filma klasikë dhe të gjinisë triller të kohëve të fundit, nën një tunel në Paris. Kur u rikthye 3 ditë më vonë, policia gjeti një shënim që thoshte:“Mos u përpiqni të na gjeni”.
Qyteti aztek Tenoktitlan, ishte ndoshta qyteti më i populluar në botë para rënies së tij, me 7 km
ujësjellësa, 16 km argjinaturë dhe një nga sistemet më të komplikuara të ndarjes sociale në klasa. Konkuistadori spanjoll Fernando Kortes, e rrafshoi gjithë qytetin në 75 ditë.
Shkrimtari britanik J.R.R.Tolkien e filloi shkrimin e libri të tij të famshëm ”The Hobbit”, krejt rastësisht një ditë në fillim të viteve 1930. Ai po shfletonte një libër shkollor, kur gjeti një faqe të zbrazët. Papritur i frymëzuar, shkroi fjalët, “Nën një vrimë në tokë, jetonte një hobbit”.
Tuneli i Kanalit të La Manshit, tuneli hekurudhor që lidh Francën me Anglinë, dhe që ka pjesën më të gjatë nënujore, ka mbulim të plotë të telefonisë celulare.
Një kompani japoneze hekurudhash, ishte në telashe kaq të mëdha financiare, saqë nisi të shesë krakera orizi, deri në pikën që fitimet nga shitja e tyre, i jep tani 2-fishin e të adhurave që nxirren nga aktiviteti i vetë hekurudhës.
Në 2014, një grua shtatzënë në Indi, notoi për gati 1 km në një lumë të tërbuar për të lindur fëmijën e saj në një spital, dhe jo në shtëpinë e saj.
Në 1832, 57 irlandezë gjetën vdekjen dhe u varrosën në një galeri në Malvern të Pensilvanisë, teksa po punonin për hapjen e një tuneli hekurudhor. Por kompania hekurudhore nuk lejoi asnjë gërmim të mëtejshëm, ndaj punëtorët gjenden të varrosur nën tunel edhe sot e kësaj dite.
Në botë ekzistojnë edhe magnete plastike. Forca magnetike e tyre mund të rregullohet duke ndriçuar mbi të me drita me ngjyra të ndryshme.
Në vitin 2015, një burrë në Xhorxhia të SHBA-së u përpoq të qëllonte një krokodil, por plumbi bëri rikoshet për shkak të luspave të tij të tradha, dhe goditi vjehrrën e tij, duke e lënë të plagosur. / bota.al