Tradhtia i shkatërroi jetën Mary Turner Thomson, e cila pas lindjes së dy fëmijëve, zbulon se babai i tyre, ka një jetë të 10-fishtë. Mary tregon se kur takoi Ëill Jordan, i fundit dukej si njeriu perfekt, i dashur, i përkushtuar dhe i kujdesshëm. Pasi u martua me të dhe solli në jetë dy fëmijë, u shokua kur zbuloi se ai ishte martuar edhe me një grua tjetër, kishte 5 të fejuara dhe disa familje të tjera.
Mary tregon se Jordan i mori asaj qindra mijëra paund, por u burgos dhe u dëbua nga Skocia në SHBA, ku vazhdoi të gjente të tjera gra. Por gjatë kësaj historie të jashtëzakonshme, Mary u bashkua me një tjetër viktimë të ish-burrit të saj për të filluar një operacion të guximshëm të fshehtë që do të çonte Jordan në duart e policisë.
“Njeriu me të cilin u martova doli të ishte një monstër, që jo vetëm i merrte gratë për t’i rrjepur nga paratë, por torturoi dhe abuzoi psikologjikisht gratë gjithë jetën e tij, duke i dëmtuar mendërisht, emocionalisht dhe financiarisht,” tha Mary.