Gruaja vendos poster te ballkoni i shtëpisë: ‘Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë Covidi, nuk presim mysafirë dhe nuk do të shkojmë mysafirë’

Një grua nga Turqia ka bërë një gjest të veçantë për të parandaluar marrjen e Covid-19.

Ajo ka shkruar një poster ku lexon se nuk presin mysafirë në shtëpi deri sa të ik virusi dhe e ka ngjitur atë në ballkon.
Fotot e gruas turke me posterin janë postuar në të gjithë rrjetet sociale duke u bërë virale në internet.
Ajo në poster ka shkruar se ndodhen në shtëpi por nuk presin vizita pasi mund të infektohen me Covid-19.

Në fund ajo ka shkruar edhe rregullat që duhen ndjekur për të parandaluar infektimin me Covid-19.

“Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim mysafirë dhe nuk do të shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”, shkruhet në poster.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani në Turqi janë infektuar 503,738 persona me Covid ndërsa, 13,014 të tjerë kanë humbur jetën.

Loading...