Grupi ”Beatles” feston 50-vjetorin e albumit ”White”

Sivjet celebrohet 50-vjetori i albumit të famshëm ”White”, kompozuar nga grupi ”Beatles”. Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese.

Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së rrymës ”Rock”. Një disk i pasur, kompleks, kaotik dhe surprizues, që shenjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me pjesët e famshme: ”Abbey Road” dhe ”Let It Be”.

Viti 1968 për ”Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në ”Rishikesh”, i kryer nën shtysën e George Harrison. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, kulturën, fetë orientale dhe spiritualizmin lindor.

Bëhej fjalë për një botë, që nga ajo periudhë u bë familjare për një pjesë të madhe të Perëndimit, që nuk i kishte konsideruar kurrë mjaftueshëm nuancat muzikore të lindjes.

Disku përmban një përzierje mes ”Pop”-it, muzikës akustike dhe asaj elektrike, spiritualitetit dhe politikës, ëmbëlsisë dhe nervozizmit, ”Rock”-ut dhe rrymës ”Psychedelik”.

Pra, 50 vite në distancë e gjejmë veten duke celebruar ende, jo vetëm historinë e tyre, por edhe aktualitetin e jashtëzakonshëm të muzikës ”Beatles”-iane.

Një çështje që ende edhe sot habit, emocionon dhe argëton. Historia e karrierës së 4 miqve, që lëvizen nga periferia e Liverpoolit të ”armatosur” me kitara dhe bateri, për të pushtuar botën me muzikën e tyre, duke arritur të bëhen në fare pak kohë, banda me suksesin më të madh në planet. /atsh

Loading...