FOLKLORIADA E VI- BOTËRORE
-Rusi-2020-
Një ftesë zyrtare ardhur nga organizatorët e Folkloriadës së VI Botërore, vulos për të dytën herë në historinë e aktivitetit më të madh botëror të folklorit, pjesëmarrjen e Folk Grup ” Bilbili” të Vlorës.
CIOFF, përmes strukturave të veta seleksionuese e pas një pune disa mujore, ka përcaktuar përfundimisht pjesëmarrjen e ” Bilbili”-t në Edicionin e VI të Folkloriadës e cila këtë herë do të zhvillohet në Rusi prej 16 Korrikut deri 02 Gusht 2020.
Ftesa adresohet e drejtpërdrejtë si dhe përmes z. Niko Mihali,kryetar i seksionit shqiptar të Cioff.
Theksoj se Folk Grup ” Bilbili” ka qënë pjesëmarrës edhe në Folkloriadën e Parë, Hollandë- 1996.
Kjo ftesë, nga më prestigjiozet për një grup folku, këtë herë vjen jo vetëm si vlerësim kulturor e artistik për vlerat e trashëgimisë që ky grup ka përcjellë në skenat dhe aktivitetet e shumta brenda dhe jashtë vendit por edhe si çmim moral për aktivitetin e pa ndërprerë në çerek shekullin e ekzistencës.
Duke garantuar se Folk Grup “Bilbili” do të dijë ti përfaqësojë vlerat më të mira të folkut e trashëgimisë tonë shpirtërore më duhet të falenderoj :
Bartësit dhe interpretët e këngës e valles tonë folklorike që përcjellin magjinë e kulturës tonë shpirtërore.
Organizatorët, presidentin e Cioff, z. Beaussant, presidentin e Cioff- Rusi,z. Purtova si dhe Zv/kryeministër i Rep.Bashkortostan, njëherazi firmëtarët e Ftesës Zyrtare.
Sejmen Gjokoli