Grusht Shteti në Sudan, ushtria ka rrethuar me njerëz dhe mjete ushtarake pallatin presidencial

Grusht Shteti në Sudan, ku ushtria ka rrethuar me njerëz dhe mjete ushtarake pallatin presidencial , duke marrë gjithashtu edhe godinën e televizionit shtetëror.

Ushtarët kanë njoftuar më pas krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa presidenti Omar Al Bashir ka dhënë dorëheqjen. Ky zhvillim ka ndodhur në ditën e pestë të manifestimeve, ku mijëra njerëz kanë zbritur në shesh, duke i kërkuar presidentit të bëjë një hap pas, pas 30 vitesh në pushtet.

Të gjithë anëtarët e qeverisë janë arrestuar pas dorëheqjes së presidentit. Në pranga edhe nënpresidenti i National Congress Party, Ahmed Haroun, ish nënpresidenti Ali Osman Taha dhe truproja e presidentit.

Sipas Arab News aeroporti i Khartum është mbyllur. Manifestuesit që prej ditësh kanë protestuar në rrugë, po festojnë për rënien e Al Bashir.

(BalkanWeb)

Loading...