Policia qëlloi kundër manifestuesëve në Mjanmar duke vrarë të paktën 10 prej tyre, në ditën më vdekjeprurëse që kur nisën protestat kundër grushtit të shtetit.
Viktima u raportuan në Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku efektivët përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.
Të shtunën, forcat e sigurisë nisën shtypjen e dhunshme të protestave që kanë përfshirë vendin prej 1 shkurtit, kur ushtria rrëzoi dhe burgosi krerët e qeverisë, përfshirë Ang San Su Ki.
Fushata e spastrimit vijoi edhe të dielën, ndërsa liderët ushtarak po përpiqen me cdo kusht të shuajnë rebelimin civil që nuk tregon shenja zbutjeje.
Loading...