Grushti ndaj Berishës, ambasada amerikane: U skandalizuam, autoritetet ta hetojnë incidentin

Ambasada amerikane ka reaguar për sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u godit me grusht nga një person teksa po niste protesta e opozitës.

Një zëdhënës i ambasadës së SHBA është shprehur se presin që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin,

ndërsa shton se askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin.

Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, tha një zëdhënës i ambasadës për A2 CNN.

Loading...