Guadalajara shënon rekordin botëror për pjesëmarrjen në një dans folklorik

Libri i rekordeve Gines ka regjistruar pjesëmarrjen e 882 personave duke kërcyer nën ritmet e muzikës mariaki në qytetin meksikan të Guadalajaras, dansi më i madh folflorik në botë.

Ky rekord i ri u vendos në kuadër të takimit ndërkombëtar të Mariaki-t në Guadalajara, ku u regjistrua dhe rekordi i mëparshëm në vitin 2011 me 457 pjesëmarrës.

“Dy aspekte shumë të rëndësishme janë studiuar. E para, që të gjithë pjesëmarrësit vallëzonin të paktën pesë minuta pa ndërprerje dhe pa dalë nga zona e provës dhe menjëherë më pas ata ndiqnin një koreografi. Kësaj në i kemi shtuar dhe kostumet”, theksoi Carlos Tapia, përfaqësues i librit të rekordeve Gines.

Kërcimtarët, që vijnë kryesisht nga shkolla e dansit folflorik, janë mbledhur në sheshin “Liria” në qendër të Guadalajaras.

“Rekordi i mëparshëm ka qenë i yni. Rekordi i ri tregon vazhdimin e përhapjes së traditës tonë tek të rinjtë”, deklaroi për shtypin Xavier Orendain, president i Dhomës së Tregtisë së Guadalajaras, organizatore e evenimentit.

Burrat vallëzuan nën ritmet e këngëve mariachi dhe ishin veshur me kostume tradicionale “karro” me qëndisje, kapele meksikane dhe çizme. Gratë ishin të veshura me fustane shumëngjyrëshe.

“Për mua është impresionuese të shikosh kaq shumë koordinim dhe gjithë shprehjen e kulturës meksikane, kjo është më e mira”, theksoi Karla Gallardo, 24 vjeçe, spektatore në këtë aktivitet dhe gjithashtu anëtare e një grupi folflorik.

Takimi ndërkombëtr i mariakit të Guadalajaras numëron gjithashtu 11 rekorde në Librin Guinnes./atsh

Loading...