Guardiola: Jam fitues sepse jam frikacak…!

Pas fitores së 500-të në karrierë, Pep Guardiola do të provojë të thellojë rekordet e tij dhe udhëheqë Manchester Cityn drejt titullit të tretë të Premier Ligës nën drejtimin e tij. Pengesa e radhës është Burnley.

Tekniku katalanas, i cili e nisi karrierën në stolin e ekipit të Barcelonës B në vitin 2007, tha në konferencën e djeshme se ai ka një dëshirë të pashtershme për të fituar, e cila i buron nga… frika, transmeton Panorama.

“Kur mësohesh të fitosh bëhet aq varësi sa dëshiron të fitosh përsëri dhe përsëri. Ndihesh më mirë kur fiton. Sa më shumë tituj fiton aq më shumë dëshiron. Nga kjo buron e gjitha. Unë kam gjithnjë frikën se mund ta humbas një ndeshje. Kjo të motivon, pasiguria dhe frika që mund të humbasësh një ndeshje. Për të gjithë është njëlloj. Përse duhet të ndalesh kur je në gjendje të fitosh? Nga kjo buron. Kënaqësia që marrin futbollistët është e pakrahasueshme.
Unë do ta këmbeja këtë detyrë me të qenurit futbollist tani. Ata e ndajnë me njëri-tjetrin. Trajnerët festojnë në mënyra të ndryshme. Në 90 minuta ne mund të ulërasim dhe lëvizim krahët, por ndikimi ynë është minimal”. Siti udhëton drejt Burnley me shpresën për të thelluar avantazhin në krye të klasifikimit, por do të jenë sërish pa Agueron.

Sulmuesi është rikthyer në stërvitje pasi kaloi Koronavirusin, por ai nuk është ende gati që të luajë dhe Guardiola tha: “Ai do të ketë

nevojë për dy javë pak a shumë, por tashmë është negativ dhe është sërish i shëndetshëm. Është e rëndësishme ta kemi sërish”. Qendërmbrojtësi Natan Ake mungon ende si pasojë e një dëmtimi muskulor, ndërsa Pep paralajmëron lojtarët e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse në këtë sezon gjërat ndryshojnë shpejt:

“Gjashtë javë më parë ne nuk ishim pretendentë për asgjë. Gjashtë javë më vonë jemi. Gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejtë. Ne mund të lëmë pikë. Unë jam i shqetësuar vetëm për Bërnlejn për momentin”.

Loading...