Një incident ka ndodhur një natë më parë, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, mes PSG dhe Manchester United. Mësohet se mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i tha në gjuhen spanjolle trajnerit të Manchester City, Pep Guardiolës, ta mbyllte gojën.
Takimi u zhvillua pa praninë e tifozëve dhe kjo ua bëri të lehtë mikrofonave pranë fushës ta kapnin qartë Verratin duke i kërkuar trajnerit spanjoll të heshtë. “Çfarë dëshiron? Mbylle gojën!” i ka thënë Verratti Guardiolës, sipas Sky Sport Italia.
Kjo për shkak se Guardiola i kishte kërkuar gjyqtarit të ndëshkonte me karton të verdhë Verrttin për një ndërhyrje të palejuar. City i Guardiolës nga ai çast e ndryshoi rrjedhën e takimit duke luajtur më mirë dhe ia doli të fitojë me përmbysje 2:1.
Kjo fitore prej 2:1 në udhëtim i jep përparësi të madhe Manchester Cityt para ndeshjes së kthimit në Etihad javën e ardhshme.