Përbërsit:
500gr mish viçi,
4 speca,
3 qepe,
1 doze domate e grirë,
2 lugë gjelle salcë e kuqe,
Kripë, piper i zi, rigon sipas dëshirës,
400 gr kërpudha,
3 karota.
Përgatitja:
Presim mishin ne kutija të vogla. Presim qepet, specat, karotat dhe kërpudhat në copa të vogla. Marrim tenxheren dhe vendosim pak gjalpë që mos na ngjiten perimët. Skuqim mishin qepet e grira, pastaj shtojmë specat, karotat dhe kërpudhat i leme te skuqen
pak. Hedhim dozën e domates ose 3-4 domate të grira në rende, salcën dhe erëzat piper, rigin, kripë. I leme deri sa mishi të na duket i zierë. Bëjmë pure patatesh dhe e shoqërojmë.
Loading...