Fotografohet guri me mbishkrimin ‘Kallarat”! Ne kerkim ‘Patrioti’

Guri kallaratit

NJË GUR ME MBISHKRIMIN “KALLARAT”, NJË MËNYRË E VEÇANTË E SHPREHJES SË DASHURISË NDAJ VENDLINDJES.

Dikush na e postoi këtë gur me mbishkrimin “Kallarat”. Personi nuk është nga Kallarati, por duke kaluar në afërsi të një shtëpie i kishte bërë përshtypje ky shkrim me këtë emër dhe na e dërgoi anonim në messenger të shoqatës. Me siguri që ky gur është i dikujt që është nga Kallarati dhe patjetër që ka një domethënie “Ta duam Kallaratin, kudo që jemi”.

Personi, i cili këtë gur e ka në oborrin e tij, si shprehje e dashurisë dhe nostalgjisë së vendlindjes ose origjinës, le të prononcohet vetë. Nga ne do të ketë një urim të madh “Bravo”! Një mënyrë edhe kjo e shprehjes së dashurisë për Kallaratin.
(Nga B. Gjonbrataj)

Loading...