‘Guxo po ta mbajti’/ Sali Berisha ‘kërcënon’ Edi Ramën për rritjen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një krizë e madhe energjitike. Ai është shprehur se kjo krizë është tejet shqetësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka prekur tregjet botërore.

Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.

Sipas Berishës, shkaku themelor i rritjes së çmimeve është vjedhja e narkoqeveritarëve, si dhe klientele e monopoli i saj në çdo fushë.

“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:

1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.

2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.

ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb”, shkruan Berisha.

Loading...